FOTO/ Pas fitores ndaj Arsenalit, kjo është nota e jashtëzakonshme për Shqirin

Liverpool e ka mbyllur për mrekulli vitin 2018, duke e mposhtur 5-1 skuadrën e Arsenalit.

Golat për Liverpoolin në këtë takim u realizuan nga Roberto Firmino (3), Sadio Mane dhe Mohamed Salah.

Xherdan Shaqiri luajti si titullar dhe pavarësisht se nuk shënoi zhvilloi një lojë të mirë duke ndihmuar skuadrën e tij në repartin ofensiv.

 “Whoscored” publikoi vlerësimin e lojtarëve ku Shaqiri mori notën 7.5, ndërsa lojtari i ndeshjes u shpall Firmino (9.9)