Shkoi të festonte te fëmijët në Greqi, i moshuari gjendet pa jetë në plazh

Një shqiptar i moshuar është gjetur i pajetë në Lasithi të Kretës, disa ditë pasi kishte humbur, bëjnë me dije mediat greke.

“Neakriti.gr” raporton se, 73-vjeçari (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) u gjet në plazhin Kalamokania në lagjen Makri Gialos.

Mëngjesin e së shtunës, fëmijët e tij denoncuan në polici zhdukjen e të atit, duke nisur kështu një operacion nga autoritetet ligj-zbatuese greke për gjetjen e tij.

73-vjeçari, i zhdukur në rrethana misterioze, kishte udhëtuar nga Shqipëria në Greqi 11 ditë më parë për të kaluar pushimet e fundvitit me fëmijët e tij që jetonin dhe punonin në Makry Gialos. Por, të shtunën në mëngjes, pa asnjë shpjegim, u zhdukur nga shtëpia e tyre.