FOTO/ Dalin shkaqet e para të cunamit në Indonezi

Shkalla e rënies dramatike të vullkanit indonezian që çoi në cunami shkatërrues të së shtunës së kaluar në ngushticën Sunda po bëhet e qartë.

Hulumtuesit kanë ekzaminuar imazhet satelitore të Anak Krakatau për të llogaritur sasinë e shkëmbinjve dhe hirit që u pastruan në det.

Ata thonë se vullkani ka humbur më shumë se dy të tretat e lartësisë dhe volumit gjatë javës së kaluar.

Pjesa më e madhe e kësaj mase të zhdukur mund të ketë rënë në det gjatë shpërthimit.

Me siguri kjo shpjegon zhvendosjen e ujit dhe gjenerimin e valëve deri në 5 metra të lartë që pastaj përmbytën vijat e afërta detit konkretisht  zonën Java dhe Sumatra.