FOTO/ Makina mori flakë në lëvizje në Fier, drejtuesi shpëton mbrekullisht

Një automjet tip “Renault” ka marrë flakë në lëvizje  në qendër të qytetit të Fierit.

Ngjarja ndodhi  në rrugën pranë Bashkisë, kur makina e drejtuar nga Ismail Driza mori flakë në pjesën e përparme. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndije elektrike në motor.

Drejtuesi ka frenuar menjëherë dhe ka dalë nga automjeti pa pësuar lëndime. Në vendngjarje shkuan  zjarrfikësit dhe policia që normalizuan situatë.