Shqiptari kapet me drogë në Itali, i sekuestrohet edhe makina luksoze

Një shqiptar, i cili u kap me drogë u prangos sot në Itali. Pas një aksioni rutinë, autoritetet ndaluan shqiptarin që po udhëtonte me një makinë luksoze dhe pas kontrolleve atij iu gjet një sasi kokaine e futur në paketën e cigareve. Në pranga përfundoi një 50-vjeçar shqiptar që jetonte në Bastia, por veprimtari e tij nuk ishte e panjohur më parë nga policia. Prej kohësh policia e kishte skeduar atë si person me rrezikshmëri dhe që ishte përdorues droge.

Pas kontrolleve në makinë, policia shkoi edhe në shtëpinë e tij ku gjeti një peshore elektronike si dhe 3450 euro. Gjithashtu pjesë e sekuestrimit ishte edhe makina luksoze me të cilën lëvizte shqiptari, tashmë i arrestuar.