Bllokohen 1.5 ton drogë në Turqi, pranga shoferit shqiptar

Në kuadër të një operacionin antidrogë të zhvilluar ditën e sotme nw Turwqi, janë kapur dhe sekuestruar 1.5 ton hashash.

Në një njoftim me shkrim, Ministria e Tregtisë në Turqi njoftoi se autoritetet zbuluan hashashin në një kamion që transportonte soje në portën kufitare Ipsala në krahinën verilindore Edirne, raporton Anadolu Agency .

Gjatë kërkimeve të detajuara, skuadrat zbuluan drogën të ndarë në 152 thasë, secila nga 10 kilogramë. Droga  ishte fshehur midis thasëve të mbushura me soje.

Ky është sekuestrimi më i madh i drogës që Turqia ka bërë në një operacion të vetëm në portat kufitare, thuhet më tej.

Shoferi me origjinë shqiptare i kamionit dhe dy të tjerë që mendohet se lidhen me incidentin, u arrestuan.