Del VIDEO-ja e re/ Ja vendi ku humbi jetën tifozi i Interit para duelit kundër Napolit
Ndeshja Inter-Napoli kishte më shumë se një bilanc lufte ku u përdorën thika, fishekzjarre dhe lënë plasëse me qëllim për të dëmtuar kundërshtarin.
Publikohet tashmë një video e re mbi ngjarjet e turpshme që ndodhën jashtë San Siro përpara ndeshjes së 26 dhjetorit.
Është pikërisht vendi ku humbi jetën tifozi milanez Daniele Belardinelli, i shtypur nga fugoni që tentoi t’i largohej agresionit.
Imazhet e luftës që janë filmuar nga një pallat në rrugën Novara, janë bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.