Pasi refuzoi rinovimin, PSG-ja merr këtë vendim ekstrem për Rabiot

Drejtuesit e PSG-së nuk e kanë pritur aspak mirë deklaratën e Adrien Rabiot, i cili refuzoi rinovimin e kontratës me klubin francez.

Sipas “Paris United”, trajneri i PSG, Thomas Tuchel po ndjek udhëzimet e dhëna nga drejtori sportiv, Antero Henrique duke lënë Rabiot jashtë çdo angazhimi me kampionët e Francës.

Adrien nuk do të luajë asnjë minutë nën fanellën e PSG, por jo vetëm kaq por ai e ka ndaluar të hyjë në dhomën e zhveshjes ditën kur ka ndeshje.

23-vjeçari po refuzohet nga të gjitha atributet e klubit, ndërsa Barcelona është shumë pranë nënshkrimit.

Katalanasit kanë ofruar 10 milionë euro për ta transferuar merkaton e janarit ose në të kundërt do të duhet të presin deri në fund të sezonit për të kryer lëvizjen me parametra zero.