Zbulohet miqësorja e bujshme, Kukësi në janar përballë klubit të njohur
Kukësi do të niset drejt Antalias për të kryer fazën përgatitore ku do të qëndrojë në Turqi deri më 16 janar.
Skuadra e Armando Cungut më 11 janar do të zhvillojë një miqësore të rëndësishme përballë Rostovit që militon në Premier Leaguen e Rusisë.
Rostovi është një ekip që aktualisht po lufton për një vend në Kupat e Europës në kampionat dhe ky do të jetë një test i mirë për skuadrën shqiptare.