FOTO/ Vdes ish-presidenti i klubit të njohur të Champions Leagues

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare ish-presidenti i Arsenalit, Peter Hill-Wood.

“Me keqardhje të madhe shpallim vdekjen e ish-presidentit Peter Hill-Wood, në moshën 82 vjeçare. Mbështetja jonë është me gruan e tij Sally dhe fëmijët e tij Sarah, Julian dhe Charles” thuhet në njoftimin e skuadrës.

George Graham dhe Arsene Wenger janë dy trajnerët e Arsenalit nën epokën e ish-presidentit Wood.

Arsenali nën drejtimin e Wood arriti sukseset më të mëdha, ndër të tjera, edhe tre tituj kampion në Premier League.