Makina bie nga ura, vdesin tri turistë

Tre turistë britanikë, duke përfshirë një fëmijë të vogël, kanë vdekur ndërsa 4 të tjerë u plagosën pasi automjeti i tyre u rrëzua gjatë kalimit të një ure në Islandë.

Policia islandeze tha se makina 4x4 mbante 7 persona në momentin e aksidentit.

Katër të plagosurit u dërguan menjëherë në spital, dy prej të cilëve fëmijë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi në një zonë të quajtur Núpsvötn në rrugën unazore të Islandës në mes të qytetit të Kirkjubæjarklaustur dhe zonës së Skaftafell, e cila është pjesë e bukurisë së Parkut Kombëtar të Vatnajökullit.