Modric nuk rinovon me Realin, Interi qëndron ‘pas dere’
Luka Modric ka refuzuar rinovimin e kontratës me Realin e Madridit, por bisedimet për një akord nuk janë ndërprerë ende.
Zikaltrit qëndrojnë “prapa derës” dhe do të provojnë të joshin fituesin e “Topit të Artë” të transferohet në Milano.
Modric u kërkua gjatë kësaj vere nga Interi, por nuk u arrit asnjë marrëveshje, pasi kroati qëndroi te Reali.
Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe nënkampionit i Botës mund të largohet verën e ardhshme nga Madridi, çka do t’i bëjë drejtuesit e Interit të nisin sërish negociatat për ta transferuar në “San Siro”.