Goditi tifozin me gotë uji, dënohet trajneri i Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, është dënuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për sjellje të pahijshme, pasi gjuajti një gotë me ujë e cila goditi pastaj një tifoz të Brightonit në tribunë.

“I thashë tifozit të Brightonit të më falë. Kërkova falje sepse godita një gotë me ujë pas një aksioni zhgënjyes nga ana jonë në minutat e fundit”, tha ai për gazetarët pas ndeshjes.

“Nuk ishte e fortë, por e preku një nga tifozët. U thashë atyre që më vjen keq”, tha tekniku i “Topçinjve”.

Emery ka kohë deri më 2 janar që t’i përgjigjet akuzave të FA.