‘Shuplaka dhe grushti i studentëve për Ramën, mesazhi për Bashën ishte të braktisë arrogancën e…’

Historia e ujit të ftohtë e të ngrohtë me gomarin po përsëritet çdo ditë pas çdo fjale apo gjesti të Lulzim Bashës !

Deri në një cak fajtor për këtë është vete. Diçka edhe e ka pranuar. Ai dhe PD kanë paguar për gabimet   një kosto të kripur. Peshë e këtij haraçi mund ti kërrusë ende.  Gjithsesi herë pas here atyre të cilët të lëbyrur nga propaganda besojnë se vendin po e qeveris opozita dhe Lulzim Basha u duhet dhënë një ndihme.

U duhet thënë e vërteta. Po qeveris Edi Rama me zëvendësministrat e vet dhe qerren, dikur gazmorë të Rilindjes ngarkuar me tullumbace tani me skandale e zyrna.

Korrupsionin kanabisin e kokainën, koncesionet në mjekësi me tre P-të e mëdha, rrugët me 20 milion euro për km, nuk i ka bërë Basha dhe opozita as shtëpitë tek Unaza e dhe Teatrin Kombëtar, nuk po i prishin ata.

Gjatë muajit dhjetor një proteste e pazakonte e studenteve te Universiteteve publike ndryshoi trajektoren e ngjarjeve. Ajo si shuplaken ashtu edhe grushtin i pati të dyja për qeverinë. Lulzim Basha ndenji përgjithësisht larg saj, e bëri mire pa munguar në mbështetje. Disa i thonë e fike ti! Akuze e pamerituar.

Vetëm në Shqipëri ka një tradite të vjedhjes së kauzave dhe përdorimit të tyre. Në vendet e tjera kategoritë sociale bëjnë betejat e veta dhe me pas sipas qëllimeve të veta opozita i mbështet në Parlament e media ose jo. Ky nuk është rasti ynë.

Shoqëria jonë brenda vetes po prodhon një përbuzje të madhe ndaj klasës politike, por ende se ka gjetur  formulën si ta konkretizoje atë në akt. Në këtë kontekst nuk mbetet jashtë as opozita (që dikur ishte pushtet)!

Protesta studentore u zhvillua poshtë pallatit të Kryeministrisë dhe me gjase mund të vazhdojë prapë aty në janar dhe jo nën selinë e PD-së. Ajo ishte dhe mbetet një revolte ndaj pushtetit. Miopi e madhe do të ishte mos leximi i saj edhe  nga opozita e sidomos  nga Basha.

Ata djem e vajza kërkojnë ndryshim! Megjithëse zemërata e tyre e ka në fokus Edi Ramën dhe qeverinë e tij ai po tenton të identifikohet me të paçka se hipokrizi banale ngjan. Ai po ju thotë atyre do  ju udhëheq unë në protestë kundër të gjithëve.

Gjasat që t’ ja dali janë te vogla por nëse opozita nuk reagon një mundësi e ka. Muret e rrethit vicioz do trasheshin edhe me. Materiali do bëhej kala. Ata mijëra në Bulevard kanë kuptuar që nëse nuk je djali apo vajza e filan politikani, zyrtari a biznesmeni në këtë vend e ke të pamundur karrierën, përfaqësimin, mirëqenien në, dinjitetin dhe sigurinë. Të gjitha këto janë vënë në pikëpyetje nga sistemi aktual politik dhe partitë kryesore e vend.

Tribalizmi i tyre dhe shndërrimi në asete private nga publike që duhej të ishin, kanë prodhuar këtë gjendje. Tetë pikat tejet realiste në të njëjtën kohë janë edhe simbolike. Akti i tejkalon ato. Nëse studentet shkallmuan arrogancën e pushtetit për disa dite, Basha duhet të braktise arrogancën e mos ndryshimit.

Lulit askush nuk ja ka me të keq kur ja kërkojnë ketë. Alternative nuk mund të bëhesh vetëm me fjalime, por kryesisht me akte dhe njerëz cilësor. Në kompozimin e Këshillit të ri Kombëtar të PD-së vihen re disa shenja pozitive! Siç thuhet Basha ka tentuar edhe të tjerë personazhe të njohur të mendimit të djathtë  që ti bashkëngjiten atij organizmi, por që nuk kanë pranuar për arsyet e veta. Gjesti në vetvete është pozitiv.

Një tentative e ndrojtur për ndryshim vihet re. Por problemi është se nuk duhet të jetë e ndrojtur, por e guximshme. Një problem i pazgjidhur i tiji personal mbetet çështja e bashkimit te partisë me emra si Topalli , Patozi, Ruli, Imami etj.

Me ta është konsumuar një ndarje publike qysh nga përjashtimi nga listat e PD për deputet në zgjedhjet e qershorit 2017. Secili prej tyre paçka se PD-në e sheh si shtëpinë e vet politike me gjasë nuk i beson Bashës, i druhet  përdorimit dhe një mënjanimi të ri në kushte të tjera.

Lulzim Basha duhet te japë garanci publike për ta me emra të përveçëm nëse e dëshiron vërtete bashkimin. Nëse ata refuzojnë mbetet zgjedhja e tyre. Pas kësaj fillon tejkalimi i së drejtës. Secili ndjek lirinë dhe fatin e vet. Nuk ka logjike ti thuash Bashes ti ke gabuar  po ne nuk ta japim me shansin të korrigjohesh.

Personat me precedentë penale deputet nuk i ka bërë Basha as kryetar bashkish, por krahasimi që ne grupin e tij nuk ka kriminele nuk është bindës. Nuk është kjo masa etalon. Nuk mjafton të mos qenit kriminel për të të zbukuruar CV-në.

Mos mund të jesh kriminel, por je kopuk, çibuk, teveqel, dudum, tutkun, lac , llaç. Rënia në krahasime të tilla është tregues i krizës etike që na ka përfshire

Çdo gjykim negativ i sponsorizuar nga kundërshtaret politik mbi Lulzim Bashen nuk është i mjaftueshëm për të justifikuar ato që ka bërë dhe bën Edi Rama dhe qeveria e tij. Basha duhet ti binde qytetaret se mund ti qeverise duke lexuar shqetësimet e tyre te artikuluara së fundi nga studentët.

Lindin ide të tilla meqenëse PD është prag ristrukturimi. Një nga idetë më servile që prej dekadash qarkullon në Tirane është që Lideri i ri do beje stafin e tij ose ekipin, çka nënkupton përvetësimin e partisë.

Këtë bëri Edi Rama me socialistet dhe Rilindjen. Ua mori të ngratave dhe tani zërat që duan ta shpëtojnë i thonë kthehu tek socialistet. Po kështu e këshillojnë Bashën. Rinovimi është proces dialektik në politike por jo në mënyre mekanike dhe artificiale. Klonimi i figurave përgjithësisht kudo ka  rezultuar si dështim. Disa prej tyre edhe në PD shfaqin uri të madhe për postë.

Në janar PD ka lajmëruar se do ndërtoje hierarkinë e re. Mbetet për tu parë sesa Basha do ta reflektoje vëmendjen dhe nevojën e shoqërisë për ndryshim themelor. Tek ai, Nënkryetaret, Sekretari i Përgjithshëm, ata te departamenteve përvijohet qeveria hije. Nëse Basha bën shaka po me shaka do të merret nëse dëshmon seriozitet ai do ti kthehet.

Grupet intelektuale, individët, organizmat e ndryshëm të cilët partneritetin me opozitën e shohin si mundësi për ti dhëne vendit një shprese apo një rrugëdalje seriozitetin e kërkojnë si minimum besimi. Fatmirësisht në një vend te vogël si i yni pak a shume secili njihet.

Një xhuxhi është e pamundur ti thuash i gjate. Një te gjati jo domosdoshmërish je gjigand. Edi Ramës e pamundur ti thuash Kryeministër i mirë.

Opozitës që ke ndryshuar sa duhet. Lulzim Bashës që behësh Kryeministror duke pritur. Mund te behësh. Ka vetëm një rruge duke e merituar, dite pasdite, një akt e një fjale, një fjale e një akt dhe njerëzit e duhur ne vendet qe i presin. Kjo pritet nga Lulzim Basha nëse ai ka pritshmëri nga vetja. /Panorama.