Facebook nuk na pranon lajmet kundër Ramës. Ju ka shkruar...

Me shumë gjasa zyra e kryeministrit, ndoshta edhe vetë Edi Rama me firmën e tij i ka shkruar zyrës qëndrore të Facebook duke raportuar për lajmet e agjencisë më të madhe në vend SYRI.net, kundër abuzimeve të qeverisë së tij dhe familjarëve të tij, ku me e spikatura është ‘Banka Linda Rama’.

Për herë të parë që nga dita e daljes në tregun online te SYRI.net, Facebook nuk na pranon të shpërndajmë me anë të sponsorizimeve lajmet që investigojnë dhe përmenden në titull apo tekst emrat e Edi Ramës dhe familjarëve të tij.

Është mëse e qartë që është bërë pas raporteve të pafundë që mund të kenë shkuar në zyrat e Facebook.

Por vlen për ti kujtuar edhe politikave shtrënguese të Facebook se deri me sot nuk ka një lajm të përgënjeshtruar nga zyra e kryeministrit përveç rasteve kur zëdhënës të tij dergojnë mesazhe lutjeje për të ju fshirë lajmet që i nxjerrin lakuriq vjedhjet e kësaj familjeje.

Gjithsesi, sot SYRI.net është brand dhe nuk penalizohet nga politikat censuruese të Facebook për shkak të presionit me anë të raporteve dhe mashtrimeve që ju shkojnë nga zyra qendrore e korrupsionit në Tiranë, nga vila e Surrelit.

Por ‘Familjen Surresle’ e bëjmë me dije se surpriza fantastike do kemi për ta, nga ‘Xibraka’, deri tek llogaritë bankare ne ‘of shore’ të ‘Miss Bankës’...