Merr fund dilema, zbulohet e ardhmja e Modric

Luka Modric ishte shumë pranë largimit nga Real Madrid, por shumë shpejt dilema do të marrë fund.

“Telemadrid” raporton se Florentino Perez i ka ofruar rinovimin e kontratës mesfushorit kroat me të drejtë rritje të pagës.

Pas kësaj, 33-vjeçari i ka premtuar besnikëri “Los Blancos” me të cilën pritet t’i japë fund karrierës së tij në futbollin aktiv.

Luka Modric është lojtari më i mirë në botë për momentin, duke fituar kështu “Topin e Artë” 2018, pas perfomancave të shkëlqyera me Real Madridin dhe me kombëtaren kroate.