Anxhelina sapo i kërkoi falje Beatrixit për sherrin me të?

Mes tyre është bërë “luftë”.

Ditë më parë u raportua se Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj kanë prishur raportet dhe shkak ishte bërë grimieri i njohur Ariel, i cili jeton në SHBA dhe njihet për miqësinë me familjen Kardashian, shkruan Syri Kosova.

Arsyeja e kësaj grindje mes kushërirave ishte fakti se Beatrix i ka kërkuar atij ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer Anxhelinës.

Por, tani, duket që Anxhelina në një farë forme i ka kërkuar falje Beatrixit për këtë sherr.

Në një postim që ka bërë në Instastory, Hadërgjonaj u kërkoi falje atyre që i lëndoi me apo pa qëllim, e në këtë mes hyn edhe Beatrix, nëse e vërteta qëndron ashtu siç u raportua nga mediat.

““Po eci në 2019-n me zemër dhe mendje të pastër. Nëse më ke borxh mos u shqetëso. nëse ke gabuar me mua është gjithçka në rregull, e mësove leksionin. Nëse je i inatosur me mua, ke fituar, mua më kaloi. nëse nuk flasim, të uroj gjithë të mirat. Nëse ndihesh se kam gabuar me ty, kërkoj ndjesë, ishte e paqëllimshme. Jam mirënjohëse për çdo eksperiencë që kam kaluar. Jeta është shumë e shkurtër për tu kapur pas inatit, zilisë, dhe stresit të tepërt ose dhimbjes. Një dolli për 2019-n, do ta bëj një vit pozitiviteti dhe një sezon faljeje” ka shkruar Anxhelina.