Ylli i Man Utd drejt transferimit në Serie A

Manchester United mund ta humbet një lojtar në afatin e janarit.

Manchester United mund ta humbet Matteo Darmianin në afatin që po vjen.

Mbrojtësi italian ka bërë me dije se atij i mungon Serie A, andaj shumë skuadra janë vënë pas tij.

Darmian u transferua në vitin 2015 te Manchester United, mirëpo ka dështuar disa herë që ta mbaj vendin e titullarit.

Inter, Juventus dhe Roma, janë të interesuar në mbrojtësin italian, që kontrata i skadon në fund të këtij sezoni.