VIDEO/ Qëllohet për vdekje politikani në makinë

Një politikan pakistanez është qëlluar për vdekje në makinë. Syed Ali Raza Abidi ishte vënë në shënjestër nga sulmuesit jashtë shtëpisë së tij Karachi.

46-vjeçari udhëhoqi partinë laike Muttahida Qaumi Movement-Pakistan (MQM-P), por dha dorëheqje nga partia në shtator për "arsye personale".

Njerëz të armatosur, që nuk janë identifikuar ende, hapën zjarr mbi makinën e Abidit kur mbërriti në shtëpi. Sulmuesit u larguan nga vendgjarja me një motoçikletë. Abidi më vonë vdiq në spital.

"Është e vështirë të thuhet motivi i sulmit,"-tha një zëdhënësi i policisë së Karachi  për Daën.com. "Nëse është çështje personale, politike apo fetare. Po hetohet nga të gjitha këndet."