VIDEO shokuese/ Në një kopsht zoologjik në Kinë, gomarin e hedhin në gojën e tigrave...
Në videon e postuar në YouTube, ju shihni dy punonjës të kopshtit zoologjik "Yancheng Wild Animal World" të Changzhou, duke marrë gomarin peshë dhe duke e hedhur poshtë në një hendek plot me ujë, në zonën e tigrave.
Sulmi i grabitësve ishte i shpejtë dhe i përgjakshëm.
Gomari përpiqet në çdo mënyrë që të shpëtojë, por nuk ka shanse, sulmi nuk i lë shpresa të shpëtojë shuhet ngadalë dhe dhimbshëm.
Filmimi shumë mizor, u bë të hënën e kaluar.
Në faqet kineze (dhe jo vetëm) është ndarë dhe komentuar mijëra herë.
Në një deklaratë zyrtare, të botuar në faqen e internetit kineze "Sina Weibo", thuhet se njerëzit që i dhanë gomarin e gjallë tigrave, ata e bënë "për të protestuar kundër atyre që kujdesen për menaxhimin e kopshtit zoologjik".
Duket se ka një mosmarrëveshje midis pronës së kopshtit zoologjik dhe një kompanie së punonjësve, e cila çoi në ngrirjen e aseteve të strukturës së kopshtit zoologjik.