VIDEO për të mos u humbur/ 'Digjet' Bes Kallaku duke bërë bashkë dy 'Sytë'

Pas shumë e shumë personazheve të njohur të të gjitha fushave dhe nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët përgëzojnë hapjen së redaksisë së “Syri.net” në Kosovë, së fundmi atyre u është bashkuar edhe aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku.

Ky i fundit e ka trajtuar këtë lëvizje të “Syri.net” në një prizëm krejt të veçantë, ku edhe nuk ka nguruar të paralajmërojë të dy qeveritë, atë të Shqipërisë dhe atë të Kosovës, se tani janë “nën vëzhgim!”  

“Një përshëndetje për të gjithë shqiptarët e Kosovës. Dua të përgëzoj në mënyrë të veçantë ‘SYRI.net’. Tani nuk është vetëm një ‘Sy’ në Shqipëri, por kemi edhe një ‘Sy’ tjetër në Kosovë. Kështu që kujdes të dy qeverive, sepse ‘We are Watching you!’ (‘Ne po ju vëzhgojmë!’).  

Urime të përzemërta, gëzuar, një vit i mbarë dhe Zoti u ruajt. ... se u dogja”, është shprehur mes seriozitetit dhe humorit aktori i njohur Bes Kallaku.