Beteja e pashmangshme...

Situata në vend është alarmante se

  • të varfërit po shtohen dhe gjëndja e tyre po përkeqësohet…
  • klasave e të mesme po zhduket…
  • të rinjtë kanë pa mundësi të arsimohen dhe s’kanë asnjë shans po të punësohen…
  • mjekët po largohen dhe shërbimi shëndetsor po degradon…
  • bizneset po mbyllen dhe ekomonia po rrënohet…
  • pensionistët nuk përballojnë dot blerjen e ilaceve dhe cmimet e ujit, energjisë, ushqimeve…
  • qytetarët masivisht po emigrojnë dhe duan të largohen nga vendi…
  • kriminelët po shtohen dhe po lidhen ngushtësisht me qeverisjen…
  • oligarkët po pasurohen cdo ditë duke grabitur djersën e mundin e të varfërve…
  • oligarkët dhe kriminelët kanë marrë peng zgjedhjet…
  • oligarkët kanë komprometuar zyrtarë të rëndësishëm ndërkombëtarë…
  • qytetarët nuk kanë më asnjë shpresë se gjëndja do të ndryshojë…
  • modeli i së keqes është kthyher në model suksesi…
  • vëndi po vdes duke u zbrazur, duke u boshatisur…

Arsyet janë tashmë evidente për cdo shqiptar të ndershëm:

  • Rama erdhi në pushtet nga oligarkët dhe kriminelët…
  • Rama e mban pushtetin duke blerë votat me oligarkët dhe kërcënuar votuesit me kriminelët…
  • Rama ndan buxhetin dhe pasurinë kombëtare me oligarkët dhe kriminelët…
  • Rama ju jep tenderat, koncensionet dhe PPP-të oligarkëv dhe kriminelëve…
  • Rama kontroll biznesin dhe median me oligarkët e kriminelët…
  • Rama kontroll drejtësinë për të mbrojtur oligarkinë dhe kriminelët…

Shkurt: Rama është bosi i oligarkisë e krimit, oligarkët e kriminelët kanë marrë peng Ramën..

Nga njëra anë:

Pasurinë kombëtare dhe buxhetin e shtetit e kontrollon një grusht oligarkësh e kriminelësh që përbëjnë vetëm 0,01 përqind të popullsisë, ndërkohë që një kupolë e vogël, disa dhjetra, jetojnë në luks bëjën jetë përrallore, duke grumbulluar pasuri qindra milona euroshe.

Nga ana tjetër:

  • Qytetarët janë kthyer në skllevër, që punojnë vetëm për bukën e gojës dhe s’zotërojnë asgjë
  • Qytetarët janë në shumicë të papunë…
  • Qytetarët jetojnë nën pragun e varfërisë ose mbijetojnë…
  • Qytetarët mbi 60 përqind duan të emigrojnë…
  • Studentët, të gjithë pa përjashtim protestojnë për pamundësinë e arsimimit të tyre…
  • Studentët nuk kanë asnjë shans të punësohen sipas meritës..
  • Studentët, mbi 70 përqind duan të largohen nga vëndi…
  • Policët nuk përballojnë dot më kushtet e punës…
  • Policët në masën 70 përqind duan të emigrojnë…
  • Gjeologët e naftëtarët janë në protesta për gjëndjen e tyre të mjerueshme…
  • Pensionistët po vdesin nga pamundësia për të paguar ilacet, ujin, dritat, ngrohjen, ushqimet…

Zullumi është trashur aq sa është këputur nga qeveria e Rilindjes. Edi Rama, zullumqari tinzar kërkon ta shtyjë me mashtrime e arrogancë. Me shfaqje prej kllouni. Me mono-dialogje. Ndërkohë që dera e emigrimit po shfaqet e mbyllur cdo ditë e më shumë, përballja mes të oligarkëve dhe qytetarëve të varfër, të papunë dhe të pashpresë duket e pashmangshme, ndonëse shumëpak e besojnë se kjo përballje mund të ndodhë duke menduar se qytetarët do të nënshtrohen e përshtaten me të keqen. Madje përballja mund të jetë shumë e fortë dhe shpërthyese, me pasoja të paimagjinueshme. Ajo është e pashmangshme…

Syri.net/ 25 dhjetor 2018