Kërkesa për shkarkimin e Vangjush Dakos i shkon në tryezë Edi Ramës

Partia Demokratike ka vendosur që ta dërgojë në kryeministri kërkesën për shkarkimin e Vangush Dakos, të cilin e akuzon si personin që i ka dalë garant Lulzim Berishës për të dalë nga burgu.

Pas një takimi urgjent në selinë blu, kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se do të kërkonte shkarkimin e Dakos nga posti që mban. Pas kësaj, ai ka dorëzuar edhe një padi në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërkaq pak orë pas konferencës, Partia Demokratike ka vendosur që kërkesën për shkarkimin e Vangjush Dakos të ja dërgojë dhe lejë në tryezë kryeministrit Edi Rama i cili ka autoritetin për shkarkimin e kryebashkiakut të Durrësit. /SYRI.net