Atentat me armë zjarri të riut shqiptar në Itali

Një shqiptar është në gjendje të rëndë, pasi është qëlluar me armë zjarri në Frignano në Italisë, raportojnë mediat lokale.

Sipas të njëjtave burime, i plagosuri është një 25-vjeçar, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen me dije.

Raportohet se ai ka marrë një plumb në stomak gjatë natës dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin “Moscati” në Aversa (Frignano).

Rrethanat e ngjarjes mbeten për tu zbardhur, ndërkohë që një hetim ka nisur nga policia.