FOTO/ Zjarri përfshin një apartament në Lezhë, panik te banorët

Flakët e zjarrit kanë përfshirë sot një apartament në qendër të qytetit të Lezhës.

Incidenti ka shkaktuar panik në zonën përreth, duke provokuar një grumbullim të pazakontë personash në zonë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikësja dhe forcat e rendit.

Për momentin janë regjistruar vetëm dëme materiale.