Krishtlindje - Plus

Kërshëndellat kanë një histori shqiptare njerëzish, gjuhe, kombi, feje, krahine dhe ideologjie.

Shqiptaret janë një komb fatlum që e kanë Lindjen e Krishtit si një trashëgimi pagane, si një mbijetese linguistike dhe si një version sui-generis të poliformizmit.

Krishti i shqiptareve ortodokse është një shfaqje e shquar e besimtareve tradicionale, plot pasion për detajin, ndërsa Krishti i shqiptarëve bektashinj është një rreze e dritës mbijetuese në kushtet kur mbijetesa s’ishte e mundur.

Krishti i shqiptareve myslimane është Krishti më i ndritshëm i shqiptarëve, pasi është Krishti i ADN-së, Krishti që s’krasitet, Krishti që kapërcen Optikën, Sulltanatin dhe plëngprishjen.

Krishti i shqiptareve katolike është krenaria e shqiptarëve.

Nata e lindjes se Hyut na sjell në mendje lidhjen e shkurtër mes Perëndisë (Hyut) dhe Yllit, por edhe propagandën që i lidh Kërshëndellat (me duket se garën do e fitojnë Kshnellet) me idolin e Mitrës.

Miter hesapi.

Barbaria na kujton popujt jo-kaste, jo-helene (greke). Ata te vjetrit, kuptohet.

Sa interesant ngjan fakti se linguistika thote se Kershendellat (Kshnellet) jane qe nga viti (le te themi) 200...(s’po flasim per perdorimin pellazgjiko-ilir Nata e Buzmit...), kurse ata qe na quajne barbare, sot rreshtojne si aleate te tyrin terroristin e pare, komunistin e pare, xhonturkun e pare, spahiun e pare...e deri tek koloni i pare i skllavopronarit.

Krishtlindjet jane shenjestra me mbarekombetare e shqiptareve. Ata qe thone se besimi eshte nje pike e dobet, e cila, u kapercye - thjesht kombetarisht - nga Pashko Vasa, jane minimaliste.

Ajo ndodhi, se ashtu ishte koha.

Por 100 vjet pas shpalljes se lindjes “de jure” te kombit shqiptar, s’ka gje me te vjeter, me kuptimplote e...(besoj) me jetegjate qe i karakterizon shqiptaret sesa Historia e Krishtlindjes nder shqiptare.

Ajo eshte e vjeter sa duhet, e gjere sa e tejkalon nevojen, mbijetuese sa s’i mjafton endrres,...dhe plot shprese se historia eshte shume e ngushte per te.

Kershendellat jane tonat, burimore, mbijetuese ...dhe me nje hipoteke te pakundshoqe.