Dhunoi punonjësen e bashkisë prangoset 40 vjeçari

Një 40-vjeçar nga Elbasani është arrestuar pasi siç njofton policia ka goditur e  kanosur verbalisht punonjësen e bashkisë së Elbasanit.

Në pranga ka përfunduar shtetasi  A.S, banues në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë  dhe ndaj 40-vjeçarit rëndon akuza e “goditjes për shkak të detyrës”.