Ja kush e solli Oli Gunnar Solskjaer në krye të Manchester United

Ka qenë legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, personi që ka ndërmjetësuar marrëveshjen për rikthimin e bujshëm në “Old Trafford” të Ole Gunnar Solskjaer, sigurisht në rolin e trajnerit të përkohshëm.

Woodward ishte i dëshpëruar pas humbjes me Liverpoolin dhe e kishte vendosur shkarkimin e Mourinhos, por dështimet e njëpasnjëshme të disa trajnerëve të njohur (David Moyes, Louis van Gaal dhe Mourinho) e shtynë të merrte mendimin e legjendës skoceze.

Vendimi për shkarkimin e Mourinhos u mor menjëherë pasi ishte siguruar që Solskjaer dhe Phelan kishin pranuar të drejtonin përkohësisht ekipin, sigurisht me ndërmjetësimin e Ferguson.

Kjo lëvizje u duk qartë se është pritur mirë edhe nga lojtarët, që reaguan me një fitore bindëse 1-5 në fushën e Cardiffit.