“Messi më i mirë se Ronaldo për vitin 2018”

Lionel Messi fitoi për të pestën herë radhazi në karrierë “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë në Europë.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 34 gola, duke udhëhequr Barcelonën, duke parakaluar egjiptianin e Liverpoolit, Mohamed Salah, dhe anglezin e Tottnehamit, Harry Kane.

Cristiano Ronaldo që ka fituar të njëjtin çmim katër herë, u rendit vetëm në vend të tetë të golashënuesve më të mirë.

Performanca dhe statistikat e Messit kanë bindur edhe trajnerin e Rusisë, Stanislav Cherchesov, për ta përcaktuar argjentinasin si futbollistin më të mirë të vitit 2018, mbi CR7.

“Për mua, më i miri është argjentinasi, sepse ka shënuar më shumë gola, ndërkohë Modric e fitoi “Topin e Artë”, sepse fitoi Champions League për të tretin vit radhazi me Real Madrid dhe sepse udhëhoqi Kroacinë drejt finales së Kupës së Botës”, deklaroi trajneri i Rusisë.