VIDEO/ Bëri ‘këngë myslimane’ për Krishtlindjen, këngëtarin e ‘masakrojnë’ me kritika

Një mysliman që jeton në Washington DC, ka bërë një këngë “myslimane” për Krishtlindje.

Kënga e tij, “The Muslim Christmas Song” (Kënga Myslimane për Krishtlindje), ka marrë më shumë se 600,000 shikime në YouTube, nga momenti që është publikuar.

Por ajo është kritikuar shumë, pavarësisht qëllimit të mirë të këngëtarit për të treguar, se muzika është universale.

Kënga është kritikuar për shkak të tekstit të saj, në të cilën mes tjerash lavdërohet Muhamedi dhe përmendet Allahu. Dëgjojeni këngën: