FOTO/ Cristiano Ronaldo, vizitë sekrete në spitalin e fëmijëve

Kampion në fushë, por edhe jashtë saj. Cristiano Ronaldo ka bërë një gjest vërtetë për t’u përshëndetur, në vigjilje të Krishtlindjeve.

Sulmuesi portugez ka vizituar spitalin e fëmijëve “Mbretëresha Margarita”, në Torino, ku ka takuar fëmijët që po kurohen atje dhe ka shpërndarë dhurata për ta.

Sulmuesi portugez kishte vendosur të mos njoftojë mediat për këtë akt bamirësie, por një foto e publikuar nga vetë spitali, ka nxjerrë edhe sekretin.

Në këtë vizitë, Cristiano Ronaldo ishte i shoqëruar nga e fejuara e tij, Georgina Rodriguez, ndërsa portugezi ka rritur edhe më shumë simpatinë ndaj tij, me këtë gjest fisnik