FOTO/ Vijnë nga Greqia për hall, shpëton mrekullisht familja shqiptare

Një i ri nga Librazhdi ka shkruar për JOQ Albania, duke denoncuar mungesën e masave parandaluese në rrugë.

Ai shprehet...

“Na ra në një fshat të Librazhdit, i quajtur Lunik, për pak kemi shpëtu nga vdekja. Kemi dy djem që erdhëm nga Greqia për një hall, por nuk është hera e parë që gurë të mëdhenj edhe me pasojë vdekjen kanë rënë në këtë vend dhe shteti nuk merr asnjë lloj mase për parandalim”.

Sikur të mos mjaftonte fakti që në Shqipëri mungon asfaltimi i rrugëve dhe sinjalistika, duhet shtuar këtu edhe mos sigurimi i rrëshqitjes së gurëve.

Mjafton të kujtojmë tragjedinë e vjeshte në Lezhë, kur 3 pjesëtarë të një familjeje humbën jetën nga shembja e gurëve anash rrugës, për të thënë se sa alarmante është mos sigurimi i jetës së qytetarëve shqiptarë.

Thuajse e njëjta skenë është përsëritur në Librazhd, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.