VIDEO/ Atmosferë e jashtëzakonshme, River Plate feston titullin në ‘Estadio Momental’
Pas udhëtoi në Madrid për ndeshjen e dytë të finales së Copa Libertadores, River Plate e fitoi titullin e kampionit të Amerikës së Jugut.
Sapo u kthyen në Argjentinë, pas turneut të Kupës së Botës për Klube, futbollistët e festuan triumfin në Copa Libertadores bashkë me tifozët e pranishëm në “Estadio Monumental”.
River Plate u shpall zyrtarisht kampion i Libertadores më 9 dhjetor, pasi mposhti Bocan me rezultatin 3-1 në ndeshjen e dytë të zhvilluar në “Santiago Bernabeu” me rezultat të përgjithshëm 5-3, pasi ndeshja e parë e zhvilluar në “Bombera” përfundoi 2-2.
Koha e rregullt përfundoi 1-1, dhe pastaj skuadrat shkuan në shtesa, ku River Plate shënoi edhe dy gola të tjerë për ta marrë titullin.
Kjo ndeshje e kthimit në ndryshim nga finalet tjera u zhvillua në Madrid të Spanjës.
Ajo do të luhej më 24 nëntor, por tifozët vendas të River Plate kishin sulmuar autobusin dhe lojtarët e Boca Juniorsit duke e detyruar federatën jo vetëm ta shtyjë ndeshjen e dytë, por edhe ta ndryshojë vendin.
Ky është titulli i katërt i Copa Libertadores në histori të River Plate, ndërsa Boca Juniors ka fituar gjashtë herë këtë titull.
Në videon e mëposhtme mund të shihni atmosferën e jashtëzakonshme që krijojnë tifozët e Riverit në “Estadio Monumental”.