‘Tifozat Kuq e Zi’ nderojnë Lorik Canën me çmimin ‘O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar’

Në një aktivitet të zhvilluar nga grupimi “Tifozat Kuq e Zi”, ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, është vlerësuar me çmimin “O Sa Mirë Me Qenë Shqiptar”.

Cana u përshëndet nga qindra tifozë kuqezi që ishin të pranishëm në këtë ceremoni mjaft emocionuese, teksa veshi edhe fanellën që iu dha, e cila është simbol i grupimit më të madh të mbështetësve të Kombëtares sonë.