Qeveria miraton projektligjin për dialogun, caktohet edhe fondi për ekipin negociator

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës të Kosovës në procesin e dialogut me e Serbisë.

Eshte miratuar gjithashtu edhe fondi 300 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për ekipin negociator me Serbinë. Ky vendim erdhi vetëm pak pas miratimit të projektligjit për dialogun.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për letërnjoftim, më kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, nuk ka nevojë më të pritet që një individ të ketë 16 vjet për të pasur të drejtë për t'u pajisur me letërnjoftim.

Prej tash, të drejtë për letërnjoftim kanë të gjithë personat, përfshirë edhe të porsalindurit.