Sandro: Jam i lumtur që rinovova kontratën me Juventusin

Mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro ka shpjeguar se pse rinovoi kontratën me Juventusin.

Javën e kaluar Sandro zyrtarizoi zgjatjen e kontratës me Juventusin dhe duket se një bisedë me Andrea Agnellin ishte vendimtare në këtë zgjedhje.

“Kam folur me presidentin dhe me tregoi ambiciet e tij”, tha fillimisht braziliani.

“Kur një lojtar rinovon kontratën, ai gjithnjë është i lumtur sepse ai e di se e ka besimin e trajnerit, presidentit dhe klubit”, tha Sandro për Corriere di Torino.

“Jam i lumtur, do të qëndroj këtu për disa vite. Nënshkrova rinovimin sepse më pëlqen të jem këtu”

“Dua të jem pjesë e kësaj storie”, përfundoi Sandro.

Kujtojmë që Chelsea e Manchester United u interesuan për të marrë shërbimet e Sandros.