Të shtena në Bruksel, qëllohet drejt një restoranti

Një person ka hapur zjarr këtë të hënë në një restorant në qendër të Brukselit, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Policia e Brukselit raporton se personi, ende i paidentifikuar, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ndërsa një dëshmitar ka deklaruar për “Reuters” se atentatori ishte i armatosur me një armë të tipit kallashnikov.

Aktualisht, policia është duke punuar për identifikimin e atentatorit, gjetjen e tij si dhe zbulimin e motiveve që e shtynë atë të hapte zjarr në qendër të kryeqytetit të Europës.