Sidnej: Evakuohen banorët e një kulle të lartë, shkak zhurma e mureve…

Banorët e një grataçele në Sidnej janë evakuuar, pasi kanë raportuar se po dëgjojnë tinguj të thyerjes së mureve, njofton agjensia AP.

Më shumë se 140 banorë u evakuuan nga ndërtesa 33 katëshe dhe objekte tjera përreth ndërsa rrugët e afërta dhe një stacion hekurudhor janë mbyllur. Në vendngjarje dolën zjarrëfikësit. Policia lokale tha se banorët u ankuan se po dëgjojnë tingujt e plasaritjes dhe thyerjes së mureve.

Ndërtesa ka 392 apartamente dhe ndodhet shumë pranë dyqaneve në qendër të Sidnejt. Ndërtimi i saj ka përfunduar në muajin gusht të këtij viti.