Rama lëshon Ballën/ Gjiknuri ikën si ministër por ‘mbrohet’ si kryetar grupi

Ndryshime të mëdha pritet që Edi Rama të bëjë në qeverinë e tij të dytë e cila është përfshirë nga skandali në skandal.

Burime për SYRI.net kanë bërë të ditur se Edi Rama ka vendosur të largojë nga ministër, Damian Gjiknurin.

Skandali i Unazës së re duket se ka fundosur përfundimisht ministrin më të fuqishëm të Edi Ramës.

Por Rama mësohet se nuk do e lëshojë komplet Gjiknurin.

Pasi do ta largojë nga ministër ka vendosur ta gradojë si kryetar të grupit parlamentar të PS-së, duke paralajmëruar SPAK-un e duke u thënë se Gjiknuri është sërish i mbrojtur i tij.

Karriera në poste drejtues të socialistëve duket se ka mbaruar për Taulant Ballën. Ky i fundit do të largohet nga kryetar grupit parlamentar.

Do të jetë deputet i thjeshtë dhe sekretar i Përgjithshëm i PS-së. Skandali i Toyota Yaris, lidhjet me Edmond Begon dhe bandat e tjera të Elbasanit, e kanë fundosur Taulant Ballën.