Futbollistit të njohur i vjedhin shtëpinë, 1 milionë euro…..

Duket se shtëpitë e futbollistëve janë kthyer në një shenjester e preferuar për hajdutët edhe për shkak se ata paguhen mirë por edhe se ata bëjnë blerje të shtrenjta

Rasti i fundit është ai i ish-mbrojtësit të Milanit, Thiago Silva, i cili pas fitores me Nante e ka gjetur shtëpinë e tij të "thyer". Sipas asaj që raporton francezja "L 'Equipe", nga shtëpia e brazilianit janë vjedhur rreth 1 milion euro, gjithashtu edhe një ore me vlerë 600 mijë euro.

Silva nuk është futbollisti i parë që bie pre e grabitësve. Pak ditë më parë, sulmuesi i Napolit, Arkadiuz Milik dorëzoi në duart e grabitësve orën e tij Rolex.