Skënderbeu nxjerr në shitje ‘xhevahirin’ e skuadrës, ja çmimi

Skënderbeu pritet të jetë aktiv në merkaton e janarit.

Orges Shehi po planifikon listën me emrat që dëshiron të transferojë në Korçë por në merkaton e dimrit priten edhe largime të rëndësishme.

I pari në listën e largimeve dhe me shumë mundësi i vetmi që do të ndërrojë ambient në këtë dritare transferimesh në merkaton e janarit do të jetë Fidan Aliti.

Por Skënderbeu e ka të qërtë dhe nuk dëshiron që ky “xhevahir” të shitet jo më pak se 500 mijë euro.

Por menjëherë presidenti Takaj duhet të mbyllë hapësirën e lënë bosh nga largimi i mundshëm i Alitit.

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës duket se ka rënë në sy të shumë ekipeve me paraqitjet e veta, aq sa duket se ndërrimi i kampionatit është thjesht çështje kohe.

Pas Alitit prej kohësh janë shumë ekipe që po interesohen për të marrë shërbimet e tij ku mbi të gjitha duken mjaft bindëse ofertat që vijnë nga Suedia. Veç ekipeve të ndryshme në garë, së fundmi ka dalë dhe Hamarby që kërkon të përforcojë repartin e mbrojtjes me futbollistin kosovar.