FOTO/ Rashford po i emocionon të gjithë me këtë tatuazh të ri

Pasi shënoi në fitoren 5-1 të Manchester United ndaj Cardiffit, Marcus Rashford ka zbuluar tatuazhin e ri.

Sulmuesi i Djajve të Kuq ka ngritur fanellën pasi është zëvendësuar dhe ka zbuluar një tatuazh të madh pjesën anësore pranë brinjëve.

Vepra e artit tregon lojtarin kur ka qenë i vogël me një top në këmbë në oborrin e shtëpisë.

Rashford nuk ka folur akoma për kuptimin e tatuazhit të ri, por mund të jetë një kujtim i fëmijërisë dhe momenteve kur filloi të luante futboll.