FOTO/ Cunami në Indonezi, vazhdon dhe rritet bilanci

Cunami i rënë në Indonezi i ka shokuar të gjithë. Ai erdhi në mënyrë të papritur dhe askush nuk arriti ta parashikonte.

Të paktën 222 persona kanë humbur jetën dhe mbi 800 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një cunami që goditi bregun në Sunda Strait të Indonezisë, thonë zyrtarët e qeverisë.

Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të vendit thotë se qindra ndërtesa u dëmtuan nga cunami i së shtunës.

Agjencia thotë se shkaku i mundshëm i cunamit ishte rrëshqitje e dheut në det, pas shpërthimit të vullkanit Krakatoa. Ngushtica ndodhet midis ishujve Java dhe Sumatra dhe lidh Detin Java në Oqeanin Indian.

Agjencia paralajmëroi se numri i të vdekurve pas cunamit, që goditi të shtunën rreth orës 21:30 me orën lokale, ka gjasa të rritet më tej.

Ky ishte cunami i dytë vdekjeprurës që goditi Indonezinë brenda këtij viti. Më 28 shtator, një tërmet dhe cunami goditi afër qytetit Palu, në ishullin e Sulaëesi, duke lënë pas vetes 2 mijë e 500 të vdekur dhe rreth 70 mijë të zhvendosur.