Ribery nuk e braktis Bayernin

Ylli francez, Franck Ribery, është i hapur për të vazhduar kontratën me Bayern Munchen edhe për një vit tjetër.

“Po, natyrisht”, ishte përgjigja fillestare e Riberyt për “Sky”, kur u pyet për të mbetur në Mynih.

“Situata ime nuk është e lehtë të vlerësohet. Por unë thjesht punoj, po argëtohem dhe po luaj në nivel të lartë. Çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm, ne do të shohim”, përfundoi francezi.