Policja fiton mijëra fansa nga FOTOT që poston në Instagram

Një police ka fituar mijëra fansa online, për shkak të shfaqjes së fizikut të saj dhe rutinës në fitnes.

Sermin Kentman, ndoqi hapat e babit të saj kur iu bashkua forcës policore nëntë vjet më parë, duke qenë vetëm 18 vjeçare, raporton Daily Star.

Kur nuk ndjek krimin, 27-vjeçarja publikon fotografi të nxehta dhe video të stërvitjeve të saj në palestër, të cilat i kanë sjell asaj mijëra ndjekës.

Ajo ka një regjim strikt gjatë 12 orëve të punës në forcën policore, por nuk e lë punën ta pengojë në jetën e saj. Madje, ajo publikoi kohët e fundit një foto duke u stërvitur në palestër në ora 4 të mëngjesit.

Ndjekësit e saj nuk mund t’i rezistojnë fotografive të cilat ajo i publikon në Instagram. Pasi publikon foto dhe video, ka njerëz që i komentojnë “Më arresto!”. Se si duket kjo police, shikoni fotot e fundit të saj: