Sarri synon të sjellë te Chelsea dy yje nga Franca

Chelsea është futur në garë për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Mesfushori francez ka kontratë me PSG-në deri në verën e vitit 2019.

Megjithatë, edhe përkundër shumë bisedimeve të mbajtura, palët nuk kanë arritur të gjejnë marrëveshje për rinovimin e kontratës.

Situata e tij te PSG ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të francezit.

Barcelona, Juventusi dhe Tottenham u raportua më parë se e duan Rabiotin në janar për një çmim të ulët ose falas në verë.

Por, tani në garë ka hyrë edhe skuadra angleze, Chelsea, e cila ka bërë kontaktet e para me francezin

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri, është i etur të shtojë cilësinë në skuadër dhe ka etiketuar Rabiotin dhe yllin e Lyonit, Nabil Fekir, si objektivat e radhës.