Shqiptari kërcënon me sëpatë italianin

Një shqiptar ka kërcënuar me sëpatë fqinjin e tij italian pas një sherri banal mes tyre. Mediat italiane raportojnë se 47 vjeçari shqiptar, ka kërcënuar me sëpatë fqinjin e tij, dhe menjëherë pas kësaj italiani ka njoftuar policinë.

Karabinierët italianë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje të cilët kanë sekuestruar sëpatën si dhe kanë proceduar penalisht shqiptarin.