Gjeti çantën me 10 mijë dollarë, ajo që bëri më pas ishte befasuese

Ky është një ndër rastet më të pazakontë që është regjistruar ndonjëherë.

Një burrë ka zbuluar një çantë, teksa ishte duke udhëtuar me tren me linjën e New York dhe i ka ndodhur diçka vërtetë befasuese.

Çanta misterioze që ai gjeti kishte në brendësi 10.000 dollarë.

Por, ai nuk i mbajti paratë, duke kërkuar pronarin e çantës.

Amerikani me emrin Richard është shprehur se donte thjesht ta dorëzonte në vendin e duhur te pronari dhe se nuk e dinte që në të kishte para.

Çanta i përkiste një gruaje që jetonte në Manhattan, e cila po udhëtonte drejt Rusisë.