Ramos u fishkëllye në finalen e ‘Botërorit për Klube’, ja arsyeja befasuese

Sergio Ramos është fishkëllyer në finalen e ‘Botërorit për Klube’ nga tifozët e pranishëm në stadium. Marca ka zbuluar arsyen e këtij gjesti nga tifozët.

“Sulmuesi egjiptian është ikonë në futbollin arab dhe incidenti në Kiev ka bërë të arabët të kthehen kundër qendërmbrojtësit spanjoll. Kjo gjë u vërejt gjatë ndeshjes së djeshme”, shkruan Marca.

Megjithatë, fishkëllimat duket se nuk i penguan Ramosit shumë. Real Madridi arriti ta sigurojë një fitore me rezultat 4-1 kundër Al Ain, duke e fituar për të tretin vit radhazi trofeun e Kupës së Botës për Klube

Madje, edhe Ramosi arriti ta shënonte një gol, pas golit të Luka Modricit, Marcos Llorentes dhe një autogoli nga Nader Moustafa.

Kjo ishte finalja e 25-të për Ramos, duke i përfshirë ndeshjet edhe për Real Madridin edhe për Kombëtaren e Spanjës. Nga këto 25 finale, ai ka triumfuar në gjithsej 18 prej tyre.