VIDEO/ Basha: Pastrimi i 60 milionë eurove të krimit, ja pse s’e duan Vetingun në politikë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka sjellë në vëmendje të qytetarëve sot dëshminë tjetër, skandalin më të fundit të qeverisë në Unazën e Re, ndërtimin e kompleksit rezidencial të Edmond Begos, si një arsye më shumë e refuzimit të Vetingut të politikanëve nga kryeministri Edi Rama.

Basha shkruan në Twitter: ”Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë!”